Për herë të parë në Shqipëri, në Spitali Rajonal Shkoder u realizua me sukses stentimi i arteries mesenterica superior, një ndërhyrje e rrallë dhe tepër komplekse për trajtimin e ishemisë kronike të mezenterit, një sëmundje me mortalitet shumë të lartë.

Procedura u krye me metodë endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve, duke i shpëtuar jetën një pacienti 43-vjeçar.

Një bravo e madhe për ekipin mjekësor që bënë të mundur këtë arritje të madhe: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja, Dr. Gledis Zaimi dhe Dr. Kevin Bektasha.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA NDERON FIGURËN E REGJISORIT TË MADH
Artikulli tjetërPËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT IKONA E KINEMATOGRAFISË, REGJISORI DHIMITËR ANAGNOSTI