Sezoni i vjeljes së gështenjave në Reç të Malësisë së Madhe ka nisur këtë vit me një përmirësim të dukshëm. Masivi i njohur i gështenjave ka shënuar një rritje të prodhimit, duke rikthyer optimizmin te fermerët e zonës. Por përveç vlerës ekonomike dhe bujqësore, Reçi gjatë kësaj periudhe shndërrohet në një nga pikat më të frekuentuara turistike.

Bizneset e vogla vendase kane nisur edhe përgatitjet ku një prej tyre është Gjovahir Ndreca i cili tregton krahas gështenjave edhe prodhimet të tjera të zonës si arra apo lajthia.

Ngjyrat e vjeshtës dhe ajri i pastër janë edhe arsyet kryesore që Reçi tërheq këtë periudhë me dhjetëra vizitorë, të cilët zgjedhin këtë masiv natyror për të shijuar peizazhin e veçantë dhe produktet bio të zonës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQKF “KUJTIM ALIJA” ÇEL SEZONIN E RI TË KURSEVE
Artikulli tjetërHOMAZHET PËR ISMET HOXHËN