Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës e Serbisë, me vendosjen e reciprocitetit për targat nga Prishtina zyrtare. Rama i jep të drejtë Kosovës, por sugjeron që të shmanget bumerangu i ngrirjes së konfliktit. Sipas tij Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në Twitter.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN HANI I HOTIT – SHKODËR/ PËRPLASEN 2 AUTOMJETE. DREJTUESIT JASHTË RREZIKUT PËR JETËN
Artikulli tjetërTËRMETI ME EPIQENDËR NË KLOS/ SIZMIOLOGU ORMËNI: ZONË E NJOHUR PËR LËKUNDJE TË MAGNITUDËS SË VOGËL, NUK KA LIDHJE ME ATË TË 2 VITEVE MË PARË