
Briselda Mirukaj dhuron emocione per publikun qe kishin mbushur sallen e pallatit te kultures
Nxënësja e shkollës së muzikës “Besëlidhja”, në Lezhë Briselda Mirukaj, dhuroi koncertin e saj të parë recital në violinë. Me një interpretim të ndjeshëm dhe të fuqishëm, Briselda emocionoi dhe mahniti publikun e pranishëm që kishin mbushur sallen e Pallatit të Kultures, duke dëshmuar talentin e saj të jashtëzakonshëm.
Në çdo notë që ajo luajti, u ndien qartësisht puna e palodhur, përkushtimi ndaj artit dhe dashuria e saj e thellë për muzikën, ndërsa e shoqëroi në piano gjatë gjithë recitalit, mësuesja Synjona Papleka.
Ky koncert recital vjen si një punë e gjatë në rrugëtimin e saj 9-vjeçar në shkollën e muzikës, thotë Briselda Mirukaj.
Kjo violiniste shihet si mjaft premtuese për të ardhmen dhe këtë dëshmoi përformanca e saj thonë mësuesit e muzikës të shkollës “Besëlidhja”.
Briselda Mirukaj dhe shumë nxënës të tjerë që po dalin nga shkolla e muzikës “Besëlidhja” në Lezhë janë një shembull frymëzimi për brezin e ri të artistëve që po rritet në Shqipëri.