Një ditë përpara referendumit të partisë socialiste, dy koordinatorët e Shkodrës të PS Agim Shimaj dhe Martin Cubi tregojnë se gjithçka është gati dhe antarsia është e ftuar për të votuar masivisht.

Lidhur me akuzat për shkelje të statutit nga deputetja Mimoza Hafizi që tashmë është shpallur si mbështetëse e deputetit Ben Blushi, koordinatori Shimaj iu përgjigj duke thënë se këto lista janë bërë nga vetë deputetja dhe grupi i saj organizativ dhe se do votohet me listën që ishte deri me 31 dhjetor 2015 dhe jo atë të 2016-ës. Procesi për referendumin është i rregullt u shpreh koordinatori i PS për njësitë Martin Cubi. Me 9 prill antarsia e PS pritet të marrë pjesë në referendum dhe pyetja së cilës duhet që t’i përgjigjen është “kur partia socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit”?  

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNIS OPERACIONI PER NXJERRJEN E HELIKOPTERIT NE GRIZHE
Artikulli tjetërHISTORIA FAMËKEQE E BURGUT TË SPAÇIT