Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se mbështet referendumin e thirrur nga presidenti Meta.

“Patjetër që mbështesim referendumi, është një nga 5 pikat e PD-së. Unë jam angazhuar tash dy vjet e gjysmë, një mekanizëm i demokracisë direkte”, tha Basha.

Tregues se për pushtet Rama bën gjithçka”! Kështu e ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndryshimet ligjore e nisura nga mazhoranca lidhur me rishikimin e betimin të anëtarëve të SPAK dhe Kushtetueses.

“Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo ndryshimet Kushtetuese për t’i dhënë kompetencat e tjera Kushtetuese vërtetojnë faktin se Rama për pushtet është gati të bëjë gjithçka, por harron që do ketë përballë një numër të madh shqiptarëve për të mbrojtur Kushtetutën.

Në fillim dhjetori fati propozimet për Reformën Zgjedhore, do ta miratojmë sa më shpejt për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Artikulli paraprakBASHA PËRCJELL MESAZHET E PPE: PLOTËSONI KUSHTET PËR NEGOCIATAT
Artikulli tjetërGODITI GJYQTARIN E NDESHJES, FSHB: DHUNA ËSHTË E PA PAPRANUESHME DHE E DËNUESHME