Siç edhe ishte paralajmëruar disa ditë më parë ndryshimet në ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj tashmë janë edhe zyrtarizuar.

Ekipi ka qënë nën drejtimin e trajneri Bledar Gjeçaj por duke parë ecurin aspak të pëlqyeshme është vensour që në vendin e tij të emërohet Refik Vorfa i cili ka marrë zyrtarisht tashmë drejtimin e këtij ekipi.

Natyrisht që me pozicionimin e tij si trajner do të priten edhe ndryshime sa i përket edhe rezultateve në basketbollin e meshkujve ku Vorfa në një prononcim të tij është shprehur se
“Objektivi është të marrim vendin që na takon dhe jo një vend që nuk meritojmë.

Se ku do të renditemi pastaj, këtë do ta tregojë ecuria gjatë kampionatit sepse varet edhe nga niveli i kundërshtarit, blerjet që ato do bëjnë dhe shumë gjëra të tjera.E rëndësishme është që ne të bëjmë punën tonë dhe të rikthejmë besimin tek sportistët”- ka thënë ai.

Vorfa ka marrë kështu vendin e Bledar Gjeçaj tek meshkujt ndërkohë që ky i fundit është zyrtarizuar tashmë si trajner i ekipit të basketbollit të femrave të Vllaznisë.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDY BOKSIERËT SHKODRANË NË “TARRAGONA 2018”
Artikulli tjetërFesta e madhe e shqiptarëve në Zvicër (video)