“Reflektime mbi letërsinë shqiptare dhe diasporën” ishte tema e takimit letrar të organizuar në qendrën rinore “Arka” me të ftuar dy shkrimtarët Enkel Demi dhe Ermir Nika. Dy shkrimtarët deklarojnë se letërsia shqipe nuk ka kufinj ndërsa shtojnë se komunikimi I drejtpërdrejtë brenda dhe jashtë vendit shmang përshtypjet e gabuara për letërsinë përtej kufirit.
Besmir Rrjolli, drejtues I organizatës “Dora e Pajtimit” tregon se ky projekt po zhvillohet paralelisht edhe në Milano.
Në këtë takim të moderuar nga gazetari Simon Shkreli morën pjesë qytetarë të shumtë, të apasionuar pas letërsisë dhe jo vetëm