Ambasadorja Yuri Kim ka takuar Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special. Me një postim në Twitter ajo shkruan se pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar me verifikimet, një element i rëndësishëm i reformës në drejtësi.

“Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Tëitter.