Kryetari i PD-së Lulzim Basha është i vetmi politikan që s’i ka kthyer ende përgjigje ftesës së kryetarit të PD-së për tu takuar në ambientet e Kuvendit për të gjetur një për të gjetur kompromisin në afatin e fundit për miratimin e  reformës në drejtësi. 

Një ditë më parë (17 korrik 2016)  nga kryesia e Kuvendit, kryetari Ilir Meta, shpalosi publikisht me një gjuhë të qartë qendrimin e tij mbi reformën në drejtësi dhe të ardhmen e vendit. Për kreun e partisë së dytë më të madhe në qeverisje miratimi me konsensus i reformës është i rëndësishëm pasi në të kundërt Shqipëria rrezikon destabilitet.

“Meqenëse Shqipëria është republikë parlamentare, meqenëse unë jam Kryetar i Parlamentit, i ftoj të dy aktorët kryesorë politik në vend, z. Rama dhe z. Basha, por pse jo edhe dy ambasadorët e nderuar që janë angazhuar dhe që janë lodhur për këtë reformë, z. Lu dhe znj. Vlahutin, që ne të mbyllemi këtu në Kuvendin e Shqipërisë,këtu ku na ka sjellë sovrani për t’i dhënë drejtësinë e munguar për të ardhmen, por jo duke e filluar takimin se ti do shkosh në burg. Të mbyllemi të pestë këtu, në Parlamentin e Shqipërisë dhe të japim zgjidhje. Për ndryshe, secili nga ne duhet të iki..nuk ka punë as me politikën dhe as me diplomacisë”

Deri tani kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin dhe kryeministri Edi Rama. Meta bëri dhe një propozim të ri dhe të guximshëm politik kur tha se ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të parlamentit, nëse kjo i shërben konsensusit, pasi ky të miratonte reformën e drejtësisë dhe të shpërndahej për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme, të përgatitura nga një qeveri teknike.

 

 

Artikulli paraprakRUSIA PRANË PËRJASHTIMIT NGA LOJËRAT OLIMPIKE “RIO2016”
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT NË AKSION PËR TË GODITUR PALIGJSHMËRINË