Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, njëkohësh i deleguar i PS në Shkodër në një leksion të hapur me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” tha për reformën në drejtësi se duhet të ndërtojmë një kulturë të re politike larg blloqeve të çimentuara ndërsa u shpreh se duhet më shumë cilësi dhe shpejtësi në këtë proces.

Ministri Bushati komentoi letrën që ministrja e integrimit Klajda Gjosha i ka dërguar komisionerit Hahn për rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe antikushtuetshmërinë se përbërja e këtij bordi me përfaqësues të ambasadave që nuk janë gjyqtarë dhe prokurorë, nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë dhe as në ligjin e Vettingut duke thënë ndryshe nga ministrja Gjosha se Shqipëria ka nevojë për ndihmën e ndërkombëtarëve. Në fund të leksionit “vlerat e politikës sonë të jashtme” studentët patën mundësi që t’i drejtojnë pyetje ministrit të jashtëm Ditmir Bushati i cili në fjalën e tij përmendi edhe mbështetjen e Shqipërisë për shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të rajonit.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS NIS NESËR NË 12:00, POLICIA I JEP LEJE PËR KATËR ORË
Artikulli tjetërDY ADOLESHENTË ARRESTOHEN ME 440 GR KANABIS NË ÇANTË