Reforma, Llalla transferon 7 prokurorë

 

Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka miratuar disa lëvizje të propozuara nga anëtarët e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndryshe nga sa foli, lidhur me ngërçin që kishte krijuar reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese për emërimet dhe transferimet e prokurorëve, Llalla ka urdhëruar kryerjen e disa lëvizjeve në institucionin që drejton. Kështu, drejtuesi i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme. Por mësohet se pas daljes së dekretit njëherësh Fusha, është komanduar nga Llalla si drejtues edhe i prokurorisë së Tiranës. Në Prokurorinë e Përgjithshme, është transferuar dhe drejtuesi i prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci, i cili njihet si një nga prokurorët që urdhëroi arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani. Mësohet se pas marjes së drekretit tek presidenti, Llalla ka vepruar njësoj si me rastin e Petrit Fushës, duke komanduar Trocin drejtues në prokurorinë e Vlorës. Këto lëvizje janë argumentuar nga Llalla për vijimin e organizimit të punës në këto dy prokurori, që kanë goxha peshë.Lëvizje të tjera Llalla ka propozuar tek Nishani për dekretim si Dritan Ginën, Deniona Katron, Ardian Yllin, i cili nga drejtues në Fier, kërkohet të Transferohet në Durrës. Ndërkohë drejtuesi aktual i Task-Forcës Tiranë, Ndini Tavani është caktuar prokuror i thjeshtë pranë kësaj prokurorie, dhe vendin e tij e ka zënë Deniona Katro.Lëvizjet në prokurori: Petrit Fusha nga Prokuroria e Tiranës, emërohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Fusha njëherësh komandohet dhe drejtues në prokurorinë e Tiranës Ramadan Troci nga Prokuroria e Vlorës, emërohet në Prokurorinë e Përgjithshme Troci njëherësh mësohet të jetë komanduar nga Llalla si drejtues i prokurorisë Vlorë Dritan Gina nga prokuroria e Durrësit, emërohet në prokurorinë e Tiranës Deniona Katro nga prokuroria e Durrësit,drejtuese Task-Force në Tiranë. Këtë detyrë Katro e ka mbajtur përgjatë një vite edhe më parë Ardian Ylli nga drejtues prokurorie në Fier, emërohet prokuror në Durrës. Ndini Tavani, nga drejtues Task-Force në Tiranë, prokuror pranë kësaj njësie në Tiranë.

Artikulli paraprakKLOSE LE FUTBOLLIN,ISH-SULMUESI EMEROHET ZEVENDES I LEV
Artikulli tjetërRRETH 600.000 FEMIJE JANE BLLOKUAR NE MOSUL