
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të gjejnë konsensusin për reformën në drejtësi si i vetmi kusht për integrimin në Bashkimin Europian.
Ministrja Gjosha akuzat e opozitës i quajti thjeshtë një lojë politike. Lidhur me vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri në Shqipëri i cili nuk takoi kryeparlamentarin Ilir Meta, ministrja Gjosha tha se kjo është përgjegjësi e ambasadës amerikane në Shqipëri. Këto deklarata ministrja e integrimit i bëri gjatë mbylljes së programit të parë IPA Shqipëri-Mali i Zi i financuar nga Bashkimi Europian.






