Myftinia e Shkodrës kundërshton nenin 18 të draftit për reformën në drejtësi për “orientimin seksual”.

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari shprehet se ky nen nuk duhet pranuar në asnjë lloj mënyre, qoftë ky kusht i BE apo çdo ambasade. I pyetur nëse komuniteti musliman i Shqipërisë do t’i drejtohet parlamentit për të hequr nenin 18 për “orientimin seksual”, myftiu Sytari u shpreh se do të kërkohet përmes kanaleve të komunikimit me qeverinë. Forumi musliman i Shqipërisë i është drejtuar parlamentit me një letër kundër nenit 18 të draftit për reformën në drejtësi ndërsa në të njëjtën linjë janë edhe komunitetet fetare duke mos pranuar “orientimin seksual” që cilësohet si një shthurje e shoqërisë.

Artikulli paraprakMBYLLET VITI SHKOLLOR NË SHKOLLËN AUSTRIAKE
Artikulli tjetërAKUZA NDAJ DREJTORIT TË TATIMEVE NGA NJË PUNONJËS I SHKARKUAR