Reforma në drejtësi, në çdo gjykatë një gjyqtar i caktuar për mediat

Reforma në Drejtësi do të preke edhe një tjetër sektor të rëndësishëm siç janë marrëdhëniet media gjykatë. Kuadri i ri ligjor për organet e qeverisjes se sistemit gjyqësor, ka të parashikuar që çdo juridiksion apeli do të ketë tashmë një gjyqtar që do të merret me mediat. Eksperiencën e vendit të tij ne këtë drejtim e ka sjelle për gjyqtaret shqiptar gjyqtari holandez Marc Bax, në një trajnim të organizuar nga EURALUS IV dhe qendra LIST, ku e vuri theksin te rëndësia që ka transparenca. Bax: Sepse drejtësia duhet të jepet por edhe duhet të shihet. Duhet të kuptohet nga publiku se si ajo realizohet. Nëse doni që publiku të ketë besim tek gjyqësori, në radhë të parë ata duhet ta kuptojnë gjyqësorin. Ta kuptojnë se çfarë po ndodh, pra se si funksionon ligji. Gjyqtari holandez tha se krijimi i një raporti të mirë mes gjyqësorit dhe medias mbetet sfidë. Edhe gjyqtarët shqiptare theksuan rëndësine e gjykatave me mediat. Sipas tyre gjykatat duhet te jene me aktive ne përhapjen e informacionit. Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit: Mediat në mënyrë të gabuar pasqyrojnë faktet. I marrin në mënyrë shoqërore. Duke mos pasur një marrëdhënie institucionale të gjykatës me median, media krijon situata hipotetike. Këshilli Gjyqësor do të ndërtojë udhëzime standard. Rëndësinë e transparencës në gjyqësor e theksoi edhe zëvendësshefja e EURALUS Agnes Bernard, e cila tha se reforma ne drejtësi ka parashikuar ligje qe rregullon marrëdhëniet mes gjykatave dhe mediave dhe EURALIUS ka dhenë një ndihmesë ne këtë drejtim.

Artikulli paraprakVIDHNIN PASANIKËT,ARRESTOHEN DY SHQIPTARË
Artikulli tjetërPAGUAJNË MINORENËT PËR TË SHKATËRRUAR KËNDIN E LOJËRAVE TE KONKURRENTIT, PRANGOSEN