Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

Ajo fluturoi nga Kosova në drejtim të Shqipërisë ku do të qëndrojë disa orë. E shoqëruar dhe nga Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, Nuland axhendën e takimeve e nisi me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, takim që zgjati rreth 35 minuta. Në orën 15:30 minuta, zonja Nuland mbërriti në hotel Rogner, ku zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati shoqërohej nga deputetët Bylykbashi dhe Bumçi. Ndërsa më vonë do takohet me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu, zyrtarja e lartë amerikane do të zhvillojë një takim me një grup gazetarët. Ndërkaq në orën 18:15 ka lajmëruar një konferencë për mediat. Thelbi i takimeve do të jetë miratimi i reformës në drejtësi.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-VELIPOJË, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërBASHA PAS TAKIMIT ME NULAND: PD-ja KONTRIBUT TË JASHTËZAKONSHËM PËR REFORMËN