Krerët e koalicionit të majtë, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta mbajtën një takim në rezidencën qeveritare, ku të pranishëm ishin edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ai i grupit të LSI-së Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe kreu i komisionit për reformën në Drejtësi Fatmir Xhafa.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta në një prononcim të shkuartër për mediat ai tha se në fokus të takimit u vendos reforma në drejtësi dhe hapat e mëtejshëm që duhen ndjekur në këtë proces bazik për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.Ky takim vjen një ditë pas mbajtjes së seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë e cila u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama, ku ra në sy mungesa e ministrave dhe deputetëve të LSI gjatë fjalës së shefit të qeverisë.

Artikulli paraprakWILTON NGA SHKODRA: REFORMA NË DREJTËSI GJITHËPËRFSHIRËSE
Artikulli tjetërBASHA MERR MBËSHTETJE EUROPIANE PËR DEKRIMINALIZIMIN