Reforma në drejtësi ka qenë tema e takimit më shumë se një orësh i zhvilluar sot paradite mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministrit  Edi Rama.

E konfirmoi kryetari i Kuvendit Ilir Meta për gazetarët gjatë një prononcimi për median gjatës ë cilës përsëriti dhe apelin drejtuar ekspertëve të PD-së të mos bojkotojnë dhe vetëpërjashtohen nga tryeza e ekspertëve vendas e ndërkombëtarë për të përfunduar draftin. Meta nuk përjashtoi mundësinë për një tryezë me liderët politikë kur u pyet nga gazetarët mbi thirrjen e presidentit Nishani për të ulur në një tryezë të përbashkët kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe vetë kryeparlamentarin Meta

Artikulli paraprakAMBASADORI ZVICERIAN: SHQIPËRI-ZVICËR, DO FITOJMË SËBASHKU
Artikulli tjetërPELESHI: MASA PËR PËRMBYTJET, MJEDISI U SHKATËRRUA NË 25 VITE