21 korriku është zyrtarizuar si datat e votimit të reformës në drejtësi në Kuvendi.

Më votat pro të mazhorancës ndryshimet kushtetuese dhe paketa e emergjencës me 7 projekligjet që bëjnë të zbatueshëm reformën në drejtësi janë përfshirë në draft programin dhe draft kalendarin e punimeve parlamentare deri më 22 korrik. Opozita votoi kundër ndërsa ra në sy mungesa në sallë e deputetëve të PDIU. Deputeti Oerd Bylykbashi sqaroi qendrimin e demokratëve duke e cilësuar vendimin e mazhorancës antikushtetues. Bylykbashi: Kush është arsyeja që ju duhet të shkelni jo vetëm rregulloren, por edhe kushtetutën për të future me këtë nxitim nenet të padakordësuara të kushtetutës dhe ligje që nuk kanë as bazë në kushtetutë. Ka vetëm një arsye. Ju keni një siguri të lartë. Ju votat nuk i bëni dhe sigurinë e lartë e keni se duke dështuar ta dështoni reformën për një vit. Bylykbashi zbuloi se negociatat me shumicën janë riaktivizuar, por pala tjetër nuk po lëshon për marrëveshje. Bylykbashi: Duroni, ka negociata që vazhdojnë po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje pavarësisht se ju vazhdimisht refuzoni cdo lloj propozimi që bazohet te komisioni i Venecias. Kryetari i Kuvndit Ilir Meta tha se përfshirja e draftit në kalendarin e punimeve shtron udhën për miratimin e reformës brenda afatit, datës 21 korrik, por edhe një herë thirrja e tij ishte për konsensus. Meta: Po ecim në këtë mënyrë për të fituar kohën për të realizuar ato objektiva që ndryshimet kushtetuese besoj me konsensus por edhe disa ligje të rëndësishme që vetë opozita i ka kërkuar që të kalojnë bashkë me ato tëmiratohen brenda korrikut dhe kjo na impenjon për të gjetur konsensus. Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare votoi edhe projekligjin për zejtarinë dhe dy projekligje për përmirësimin e efiçensës në fushën e energjisë.

Artikulli paraprakGRABITJA NË RINAS, BASHA: DËSHMI SE RENDI E SHTETI KANË RËNË
Artikulli tjetërSHKON NË 44 NUMRI I VIKTIMAVE NË STAMBOLL