Vetëm pak ditë pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi për ndryshime rrënjësore në policinë e shtetit, vjen edhe lirimi i parë.

Sipas burimeve eshtë liruar nga detyra drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Drejtuesi i Parë, Gjovalin Loka.

Emri i zëvendësuesit të tij nuk dihet ende.

Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018.

Artikulli paraprak“KANOSJE” DHE “KULTIVIM NARKOTIKESH”, ARRESTOHEN 2 SHTETAS NE MALESI TE MADHE
Artikulli tjetërSHKODËR, 800 VAKSINIME NË DY DITË