Eksperti i qeverisjes vendore Agron Haxhimali mbështet ndryshimet që pritet të bëhen në reformën territoriale për ta përmirësuar atë. Në këtë 7 vite reforma aktuale territoriale ka shfaqur probleme duke ndikuar tek qytetarët në shumë njësi të ndryshme administrative shprehet eksperti Haxhimali ndaj është e nevojshme që Shqipëria nga 61 bashki që ka aktualisht të ketë afro 90 bashki.

Ato njësi administrative që nuk janë shumë efektive dhe të shkëputura nga qendrat urbane duhet të bashkohen dhe të jenë bashki veçmas tregon eksperti.

Bashkia Shkodër sipas ekspertit Haxhimali mund të ndahet në tri pjesë, pra t’i shtohen edhe dy bashki të tjera që mund të jenë një ajo e zonave malore që përfshin Dukagjinin dhe tjetra e zonës bregdetare që përfshin Velipojën dhe njësi të tjera të NënShkodrës.

Sipas ekspertit Haxhimali opozita dhe mazhoranca përveç dakordësisë për reformën territoriale duhet që të shikojnë edhe rolin e nivelit të dytë të qeverisjes vendore të cilat janë Këshillat e Qarqeve sepse aktualisht janë të vakët dhe thuajse pa asnjë rëndësi apo ndikim.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHKOLLA PYJORE AKSION PËR MBJELLJEN E PEMËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, SHTOHET GJUHA E URREJTJES NË RRJETET SOCIALE