
Reforma e re territoriale, e miratuar në Kuvend ka sjellë reagime të ndryshme edhe mes qytetarëve të Shkodrës. Një pjesë e tyre I shohin ndryshimet në qarkun Shkodër, si një mundësi për përmirësimin e organizmit të pushtetit vendor. Ndërkohë një pjesë tjetër e qytetarëve shprehen kundër reformës, pasi sipas tyre ndryshimet mund të jenë në dëm të qytetarëve dhe sjellin vështirësi në marrjen e shërbimeve.
Kuvendi ka miratuar projektligjin për Reformën Territoriale, me 85 vota pro. Sipas ndarjes së re administrative, numri I bashkive në Shqipëri do të reduktohet nga 61 në 46 bashki. Ndryshimet prekun edhe qarkun Shkodër, ku parashikohet shkrirja e bashkisë Fushë-Arrëz dhe bashkimi I saj me Pukën, ndërsa Bushati I bashkohet bashkisë Vau Dejës dhe Kastrati Bashkisë Malësi e Madhe.


