29 deputetë të opozitës së depozituan sot në Kuvend një draft për rishikimin e Kushtetutës, konkretisht të dy neneve të saj.

Ky fakt u bë i ditur nga deputeti Myslym Myrrizi, i cili në një prononcim për mediat tha se bëhet fjalë për nenin që flet për listat e hapura dhe për zonat zgjedhore.

“Jam sot këtu që të shpreh para jush që 29 deputetët të opozitës së parlamentit shqiptar, në mënyrë institucionale, propozojmë rishikim të Kushtetutës për nenin 68 për hapjen e listave dhe nenin 74 për zonat zgjedhore. Mirëpresim maxhorancën dhe faktorin politik shqiptar për të diskutuar këtë reformë zgjedhore. Kodi zgjedhor është njëra anë, që do i jepte mundësi shqiptarëve për lista të hapura. Drafti që sot depozituam në Kuvend, që dhe ia vumë në dispozicion atij, parashikon hapjen e listave, që të ndryshojnë ato dy nene. Nisma jonë buron nga ndryshimi i kushtetutës. Pragu elektoral, koalicionet parazgjedhore apo pas zgjedhore. Nuk është shkarkim (propozimi per zevendesimin e Rudina Hajdarit). Ne kemi protokolluar një kërkesë, që të zëvendësohet bashkëkryetarja. Ju e keni qejf fjalën shkarkim, se jeni mesuar me largime, shkarkime. Kemi propozuar që në vend të Hajdarit, të jetë zoti Myslim Murrizi.”, -tha Murrizi.

Artikulli paraprakHAJDARI: OPOZITA DO VAZHDOJË BETEJËN PËR ‘ZGJEDHOREN’ NË KUVEND, PARTITË MOS TË KENË FRIKË NGA NDRYSHIMI I SISTEMIT
Artikulli tjetërDËMTIMI I PARKUT ARKEOLOGJIK TË APOLONISË, REAGON META: AKT BARBAR DHE TALEBAN QË AS PUSHTUESIT NUK KANË GUXUAR TA BËJNË