Përfaqësuesi i maxhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore u shpreh se partia që përfaqëson do të bëjë gjithçka që reforma të kalojë.

Gjiknuri theksoi se PS si parti politike do të bëjë gjithçka që reforma në fund të kalojë.

“Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje.

Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europiain”, tha Gjiknuri.

Artikulli paraprakPROTESTA E MATURANTËVE PARA MASR, BESA SHAHINI: E NXITUR NGA OPOZITA. PROVIMET KOMBËTARE NGA EKSPERTË, KËRKESAT JANË ADRESUAR
Artikulli tjetërRALF GJONI: KËSHILLI POLITIK ËSHTË NJË ENTITET EKSTRA INSTITUCIONAL, NUK DO TA MARRIM PARASYSH NË KOMISIONIN E REFORMËS ZGJEDHORE