BLERËSIT: ËSHTË E VËSHTIRË QË T’I PËRBALLOJMË ÇMIMET.Afrimi i festave të fundiviti menjëherë ka dhënë efektin sa i përket rritjes së çmimeve kryesisht të produkteve ushqimore apo fruta-perimeve.

Është një refren që përsëritet tashmë çdo vit. Tregtarët disa të detyruar e disa të tjerë duke shfrytëzuar rastin rrisin çmimet para ardhjes së festave të fundvitit. Nga ana e tyre qytetarët shkodran thonë se çmimet janë të shtrenjta dhe të papërballueshme për pjesën më të madhe të popullatës.Disa prej tregtarëve në tregun e Zdrales si një prej më të frekuenturave nga blerësit thonë se nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër sepse atje kur furnizohen nga rritje të çmimeve që normalisht sjell rritje edhe në tregun e përditshëm. Kjo situatë e përvitshme vjen edhe si shkak i mungesës së kontrollit qoftë të furnizuesve por edhe vetë tregtarëve, një pjesë e të cilëve jo rrallë herë abuzojnë me ngritjen e çmimeve çka mund të bëjë që qytetarët ta kenë më të varfër tavolinën gjatë festave të fundvitit.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/RoR4Q7jwg9o” frameborder=”0″ allowfullscreen ]