Nga i njëjti burim mësohet se bisedimet janë lënë me datë 7 prill dhe do të diskutohet për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias po përgatit takime me kolegët e tij nga Shqipëria dhe Italia, ku do të bisedohet për krizën e refugjatëve në Ballkan. Sipas gazetës, “To Vima” kjo inciativë vjen tejet vonë dhe se Greqia po aktivizohet në një mënyrë që të parandalojë më të keqen. Ky proces sipas të gjitha gjasave do të ketë dy faza. E para, do të jetë konsultime tripalëshe Athinë-Tiranë-Romë, ndërsa e dyta, bisedimet do të mbahen ndërmjet Athinës, Sofjes, Tiranës dhe Shkupit. Gazeta bën me dije se Koxias këtë projekt ia ka propozuar ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij të paradokohëshme në Athinë. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVAU I DEJËS, VETËVARET NJË PERSON
Artikulli tjetërTONIGHT – 05.04.2016