
Një ditë para seances plenare ku është parashikuar të jetë në rend dite dhe ratifikimi i marrveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatet, qytetar dhe aktivist të shoqërisë civile në Lezhë i kanë dërguar një peticion kuvendit me firmat e mbi 700 qytetareve, duke ju kërkuar deputeteve që të mos ta miratojnë këtë marrëveshje.Ata thonë se ngritja e kampeve të refugjateve do të sjellë pasoja në jeten social ekonomike dhe sigurinë publike në Lezhë.
Kësaj kërkese drejtuar ligjvenesve të Shqipërisë, ju bashkuan edhe Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku dhe ish prefekti Gjok Jaku.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, e kthen Lezhën në qender pritëse për refugjatet nga vendet e treta, të cilët do të hynë përmes portit të Shëngjinit dhe do të akomodohen në zonen e Gjadrit.


