Mbyllja e kufijve një ditë më parë nga Sllovenia, Kroacia, Serbia e më pas dhe Maqedonia, që ia hoqi të drejtën e kalimit edhe atyre pak refugjatëve sirianë të lejuar deri më tani, shton akoma më shumë frikën se emigrantët do të tentojnë hyrjen në vendet e BE-së përmes Shqipërisë dhe detit Adriatik.

Nuk ka ende asnjë shenjë për ndonje grumbullim njerëzish në kufirin shqiptaro-grek, por rreziku që Shqipëria të kthehet në portë hyrëse drejt Italisë mbetet i pranishëm.  “Ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku mbi pasojat që mund të ketë marrëveshja e arritur në parim mes BE-së dhe Turqisë dhe të përgatitemi për skenare të reja, ku përfshihen edhe rrugët alternative”, tha një zyrtar i lartë i bllokut në Bruksel, duke iu referuar ujdisë për mbylljen e rrugës ballkanike.  Megjithatë, sqaroi ai, nuk ka shenja të ndonjë fluksi migrator drejt Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër në zonë. Sipas Agjencisë europiane të mbrojtjes së kufijve, Frontex, kufirin shqiptaro-grek vitin që shkoi e kaluan ilegalisht vetëm 8,932 emigrantë, shumica e të cilëve ishin shqiptarë.

Artikulli paraprakKUVENDI NË KOSOVË, SËRISH ME GAZ LOTSJELLËS DHE TENSIONE
Artikulli tjetër“QAZIM DERVISHI” NUK SJELL FAT PËR VLLAZNINË NE VOLEJBOLL