Refugjati shqiptar masakrohet me thikë në Francë

 

Një 18-vjeçar shqiptar, refugjat, është plagosur nga dy goditje me thikë një ditë më parë në Caen të Francës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14, kur i riu shqiptar u shfaq në një dyqan në qendër të qytetit Caen, pranë stacionit të tramvajit Saint-Pierre. Ai i shpjegoi një tregtari aty, me një frëngjishte të dobët, se kishte marrë dy plagë me thikë, raportojnë mediat franceze. Më pas, është lajmëruar ambulanca dhe shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet e ditur, është transportuar në spital. Ai kishte marrë dy plagë, një në shpinë dhe tjetra në mushkri. Sipas mediave franceze, adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën. Policia hapi një hetim, elementet e para të të cilit zbulojnë se i riu u godit nga një bashkatdhetar i tij.

Artikulli paraprakZJARR NË PARABURGIM LËNDOHET NJË EFEKTIV I POLICISË
Artikulli tjetërSTAR MEMORY – 22.04.2017