Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër në reagimin mbi deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë.
Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, deklaroi Rama.

Artikulli paraprakMBYLLJA E KOLEGJIT TURK/ “ERDOGAN NUK JEP DOT URDHRA”, RAMA: JEMI VEND SOVRAN. ISHTE KËRKESË QË NA BËHEJ PREJ KOHËSH
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 4 TETOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË SOT GAZETAT