Deputeti i PD Ervin Salianji në një reagim në Facebook, shkruan se po tentohet që Parlamenti të kthehet në monist.

Salianji shprehet se opozitës po “tentohet t’i hiqet e drejta e fjalës që qeverisë t’i rritet e drejta e plaçkitjes!”.

“Regjimi kërkon ta ktheje dhe parlamentin në monist, në parlament memec që vetëm dëgjon por as nuk flet as kontrollon por vetëm çertifikon makutërinë!

Çfare e tremb qeverinë qe i heq opozitës dhe fjalën?! Opozitës tentohet ti hiqet e drejta e fjalës që qeverisë ti rritet e drejta e plaçkitjes!”, deklaron ai. Nëse kapen institucionet, sheshet flasin! Ti japim fund makinerisë së plaçkitjes!

Artikulli paraprak“AKT I TURPSHËM”, BERISHA REAGON PAS PËRMENDJES SË EMRIT TË METËS NGA AUTORITETI I DOSJEVE: E SIGUROJ EDI RAMËN QË NUK DO SHPËTOJË NGA…
Artikulli tjetërLAJME TË MIRA NGA UKRAINA, PAS NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES ME RUSINË RIFILLON EKSPORTI I GRURIT