Regjistër për mbetjet, Koka: Sistemi do caktojë riciklimin dhe depozitimet

Për herë të parë në Shqipëri do të ketë një bazë të dhënash mbi të gjitha mbetjet që krijohen në vend. Sistemi kompjuterik i Agjencisë Kombëtare të Mjedist do mbledhë të dhënat nga të gjitha bashkitë mbi mbetjet që depozitohen në landifille, mbi ato që do të trajtohen në inceneratorë dhe automjetet e dala jashtë qarkullimit. Por pse është e nevojshme kjo databazë? “Nuk do mund të kuptojmë sa është sasia që mund të shkojë për riciklim, sa është sasia që mund të shkojë në incenerator ose në landfill dhe mbi të gjitha nuk do kuptojmë dot sa do të jenë shpenzimet e komunave dhe bashkive për këto operacione”, thotë ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Pikërisht bashkitë janë ato që duhet të japin në mënyrë peirodike të dhëna të sakta për llojin dhe sasitë e mbetjeve. Sipas ministrit Koka, disa njësi vendore japin shifra të pasakta mbi mbetjet ditore. “Ka dhe kryetarë që 100 apo 150 tonë i bëjnë 200 apo 250 tonë. Kjo na bën të mendojmë se këta njerëz në mënyrë të qëllimshme kërkojnë të mos i bëjnë transparente këto shifra. Unë gjej rastin t’u bëj thirrje të bashkëpunojnë me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, pasi ky është një detyrim ligjor”, nënvizon Koka. Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të përpunojë të dhënat mbi sasinë totale të mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar dhe ia raporton Ministrisë së Mjedisit.

Artikulli paraprakPOLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE TAKIM PËR TË FORCUAR BASHKËPUNIMIN KUFITAR
Artikulli tjetërKRIM NË FAMILJE, BURRI GODET GRUAN ME THIKË