Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 582.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,266 persona. Deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 428.818 doza të vaksinës.

Kujtojmë se në Kosovë është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve po përhapet më shpejtë sesa variantet e tjera të COVID-19. Një ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar nga qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për vaksinim.

Artikulli paraprakSHOFERËT E ‘ÇMENDUR’ NUK I NDAL AS RADARI AS GJOBA, ‘FLUTUROJNË’ DERI NË 176 KM/H! BILANCI I MUAJIT KORRIK
Artikulli tjetërCOVID-19 KTHEHET NË WUHAN, 7 RASTE TË IDENTIFIKUARA, KËRKOHET SËRISH RESPEKTIMI I RREGULLAVE