
Aksioni për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës po vijon. Ndërhyrjet e ditëve të fundit janë përqendruar në zona të ndryshme me fokus rikthimin e sipërfaqeve të zëna apo të dëmtuara në shërbim të qytetarëve.
Së fundmi, vëmendja është zhvendosur pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në këtë zonë po vijon puna intensive për rehabilitimin e plotë të sheshit kryesor. Punonjësit dhe mjetet në terren po punojnë për pastrimin, sistemimin e infrastrukturës dhe përshtatjen e këtij ambienti për studentët dhe qytetaret.
Rregullimi i këtij sheshi synon jo vetëm përmirësimin estetik të mjedisit universitar, por edhe krijimin e një hapësire më të sigurt dhe të shfrytëzueshme për komunitetin. Punimet në këtë segment parashikohet të mbyllen së shpejti, ndërsa aksioni për lirimin dhe rehabilitimin e hapësirave publike po vijon edhe në zona të tjera të Shkodrës, kryesisht prane institucioneve arsimore.
https://youtu.be/YhJ8eY1klew


