I DËRGUARI I MERKEL: “DUAM QË EDHE SHTETET E TJERA TË BËJNË TË NJËJTËN GJË. i dërguari special i Kancelares Merkel, Ernst Reichel në një intervistë për gazetën serbe “Danas” eshte shprehur se “gjermania mbështet kosovën si shtet të pavarur” Merkel, ka thënë Reichel, nuk sjell dhurata për Serbinë në vizitën e planifikuar në Beograd, kurse Gjermania pret nga Serbia zbatimin e plotë të marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore Serbi– Kosovë.
“Edhe ne kemi pritje të mëdha nga Serbia – ajo lidhur me dialogun politik me Kosovën. Shpresojmë që së shpejti do të jemi në gjendje të themi se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore nga prilli i vitit 2013, është zbatuar plotësisht dhe se pengesat kryesore në rrugë janë hequr. Shpresojmë shumë që pastaj BE këtë vit të jetë në situatë të fillojë hapjen e kapitujve me Serbinë”, theksoi Reichel.