Nga punimet e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian që po mbahet në Bruksel, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se anëtarësimi në BE është interesi më i madh popullit shqiptar.

Sipas tij, integrimi i plotë i Shqipërisë në familjen europiane konsiderohet si alternativa e vetme dhe më e mirë për një demokraci të qëndrueshme. Balla solli në vëmendje gjithashtu se marrëveshjen e 17 majit, duke shtuar faktin se konsolidimi i mëtejshëm i dialogut politik mes shumicës parlamentare dhe opozitës vazhdon të mbetet prioritet i Parlamentit shqiptar.

Gjithashtu, kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se Parlamenti shqiptar ka marrë masa konkrete për adresimin e rekomandimeve të KE, që lidhen me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Duke bërë të ditur se Shqipëria ka miratuar planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve, Balla e ka vënë theksin tek ecuria pozitive, sipas tij, e procesit të reformës në drejtësi.

Artikulli paraprakGJYKATA KUSHTETUESE E BLLOKUAR, S’KA KUORUMIN PËR TË MARRË VENDIME
Artikulli tjetërLUFTË ME ARMË ZJARRI MES POLICISË DHE TË KËRKUARIT