Një prej komisioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuaravotoi për heqjen e kanabisit nga lista si një nga drogat e rrezikshme, veprim ky që njeh vlerat medicinale të bimës.

Ky komision për lëndët narkotike ka pranuar të mërkurën rekomandimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për hequr kanabisin nga lista e drogërave të rrezikshme, e klasifikuar si e tillë nga Konventa e Lëndëve Narkotike në vitin 1961.

Sipas mediave të huaja, ky vendim do t’i hapë rrugën shteteve të eksperimentojnë dhe të hulumtojnë për të prodhuar medikamente me përbërje kanabisi.

Shumë persona e përdorin atë në terapi të ndryshme që ata ndjekin.

Komisioni votoi me 27 vota pro për rivlerësimin e kanabisit, ndërsa 25 ishin kundër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Afrika e Jugut ishin ndër vendet që votuan pro, ndërsa Brazili, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRITEN LEHTË TEMPERATURAT, VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU GJATË DITËS SË SOTME, JA PARASHIKIMI I MOTIT
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, E FUNDIT NË EUROPË PËR SHPENZIMET E ULËTA PËR SHËNDETËSINË