SHBA kanë arritur shifra rekord të rasteve pozitive me Covid në një ditë. Rreth 1 milion qytetar të infektuar janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Ky është numri më i lartë i raportuar ndonjëherë në një vend, ndërsa infeksionet janë dyfishuar në krahasim me javën e kaluar.

Numri i pacientëve të shtruar në spitale me COVID-19 është rritur me gati 50% javën e fundit, sipas Reuters.

Në mbarë vendin , Shtetet e Bashkuara regjistruan mesatarisht 486,000 raste të SARS-CoV-2 javën e kaluar, një numër që është dyfishuar vetëm në shtatë ditë.

Numri mesatar i vdekjeve ditore në Shtetet e Bashkuara nga COVID-19 ka mbetur mjaft i qëndrueshëm gjatë gjithë dhjetorit dhe në fillim të janarit në rreth 1,300, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha dje, 4 janar, se provat e deritanishme tregojnë se Omicron po shkakton një formë më pak të rëndë të sëmundjes .

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rritja e shtrimeve në spital kërcënon të shkaktojë kolaps të sistemit shëndetësor, ndërkohë që disa institucione po luftojnë për të përballuar valën e pranimeve në spital të pacientëve të vaksinuar me COVID-19.

Artikulli paraprakNË TRE VITET NË VIJIM SKEMA E PENSIONEVE DO TË ZGJEROHET ME 48 MIJË PENSIONISTË, DUHEN 100 MLN EURO SHTESË
Artikulli tjetërQËLLOI ME THIKË NËNËN NATËN E VITIT TË RI, 25-VJEÇARI SHQIPTAR: QESHI PSE U ANKOVA UNË