Numri i rasteve të konfirmuara me Covid (që nga fillimi i pandemisë) në mbarë botën kaloi shifrën e 300 milionë të prekurve, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, ndërsa humbjet e jeteve për shkak të komplikimeve të COVID-19 kanë arritur në 5,472,263.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë raportuar 58,449,898 te prekur me koronavirus mbeten vendi më i prekur nga pandemia në botë.

Vendi i dytë për sa i përket rasteve është India me 35,109,286 te prekur, e ndjekur nga Brazili me 22,328,252 te prekur me koronavirus.