I qetë, i saktë, edhe një herë përcaktues. Goli i tij i tretë i dhurojë Real Madrid një biletë për në finalen e Champions League, për herë të 17-të në historinë e këtij klubi legjendar. “Gjeli” francez vijon sezonin e tij fantastik me numra që të imponojnë respekt.

Ndaj Man.City, Benzema realizoi golin e 15-të në këtë edicion të Champions League, golashënuesi më i mirë, plus dy nga Robert Lewandowski.

Ky ishte goli i tij i 10-të në fazën me eliminim direkt duke barazuar në këtë mënyrë rekordin e C.Ronaldo, ka në dispozicion edhe një sfidë për të thyer.

Në këtë sezon, në total, ky ishte goli i tij i 43 në 43 ndeshje. Me këto shifra, Benzema përforcon statusin si favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”.

Karim Golat Champions

Bezema Ronaldo

Artikulli paraprakPESË PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË SHAFRANIT TË INDISË, ERZËS SË “ARTË”
Artikulli tjetër5 MAJI/ META, AHMETAJ, NIKOLLA, DENAJ DHE PELESHI HOMAZHE TE VARREZAT E DËSHMORËVE TË ATDHEUT