Rekord i rasteve të reja me COVID-19 është shënuar sot në Kosovë, ku numri i të infektuarve ka shkuar mbi 1 mijë brenda 24 orëve. Mësohet se mbi 100 është numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, nga 6,784 testime, 1009 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ajo që vërehet në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe rastet e shumta të infektimit të fëmijëve.

Bëhet e ditur se 19 të infektuar janë nga mosha 0 deri në 9 vjeç kurse 128 nga 10 deri në 19 vjeç. Ndërkaq, moshat më të prekura del të jenë ato nga 20 deri në 29 vjeç.

Artikulli paraprakTË RINJTË PO INFEKTOHEN NË MASË/ RASTET MË TË SHUMTA ME COVID TË GRUPMOSHËS 20 DERI NË 40 VJEÇ QË JANË TË PAVAKSINUAR
Artikulli tjetërVIDEO/ POLICIA AKSION NË VLORË, DRONI ZBULON DROGËN NË NJË TERREN TË THEPISUR, PRANGA DY TË RINJVE