Turqia ka raportuar dje shifrën e 141 vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ky është cilësuar si rekord, teksa Turqia është pak para hyrjes në fuqi të kufizimeve që synojnë të ndalojnë përhapjen e epidemisë.

Vdekjet e reja të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë e çuan numrin e e përgjithshëm të viktimave në 12 084 dhe më shumë se 435 000 raste infeksioni të regjistruara zyrtarisht.

Rekordi i mëparshëm i vdekjeve u regjistrua më 19 prill me 127 viktima.

Sakaq Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se nëse epidemia vazhdon të përkeqësohet, qeveria do të detyrohet të marrë masa edhe më të dhimbshme.