
Sot shënohet rekordi i votave të mbërritura nga diaspora, rreth 25 mijë. Numri total i votave aktualisht në KQZ është 96,304. Vijon të mos ketë përmirësim numri i zgjedhësve që akoma nuk e kanë marrë pakon nga posta, i cili është 29,358. Rritje e ndjeshme po shënohet nga Greqia, e cila kapi 10,187 vota, duke u ngritur kështu në vend të tretë, pas votave të ardhura nga Italia dhe Gjermania. Këto janë vetëm 1/6 e zarfeve që priten nga shteti helen. Për qarkun Tiranë kanë mbërritur mbi 22 mijë vota, rreth 14 mijë për Durrësin dhe 10 mijë për Fierin.
Shifrat:
245,935, zarfe të dërguara
216,577 zarfe të marra nga zgjedhësit
96,304 zarfe të mbërritura në KQZ
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve:
Itali- 44,301
Gjermani- 14,500
Greqi- 10,187
Shtetet e Bashkuara te Amerikës- 8,881
Mbretëria e Bashkuar- 7,582
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë- 22,691
Durrës- 13,820
Fier- 10,508
Elbasan- 9,513
Shkodër- 6,607
Korçë- 6,241
Lezhë- 6,009
Vlorë- 5,917
Berat- 5,886
Dibër- 4,865
Gjirokastër- 2,385
Kukës- 1,862