
Rektori i Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ka bërë publike shqetësimet mbi buxhetin dhe nevojat urgjente të institucionit. Sipas tij, buxheti total arrin rreth 703 milionë lekë, ku pjesa më e madhe e fondeve shkon për paga dhe shpenzime operative. 80 milionë lekë janë parashikuar për investime, shumë që rektori e cilësoi të pamjaftueshme krahasuar me nevojat reale. Gjuraj theksoi se tre godina universitare, të ndërtuara që në vitin 1957, kanë nevojë emergjente për ndërhyrje.
Rektori ripërsëriti thirrjen për politikën në Shkodër që të mbështesin projektin për ndërtimin e një kampusi universitar i ose për vënien në dispozicion të një prej godinave të ish-spitalit psikiatrik apo atij të sëmundjeve të brendshme.






