Në ambjentet e rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u zhvillua mbledhja e rradhës e senatit akademik . Në fjalën e tij për media rektori Tonin Gjuraj theksoi se në qendër të punës së stafit akademik dhe administrativ është rekrutimi i maturantëve, duke e cilësuar atë si kryefjalën e gjithë angazhimit të Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për këtë periudhë.
Në vijim të mbledhjes së Senatit, ai theksoi përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës universitare, duke u ndalur te rikonstruksioni i godinës së Rektoratit dhe duke ripërsëritur rëndësinë strategjike të kampusit universitar.
Një vlerësim i veçantë iu kushtua punës së Bashkia Shkodër për lirimin e mjediseve përreth godinës së Rektoratit, me bindjen se ky aksion do të vijojë edhe në hapësirat përreth godinave të fakulteteve.

Artikulli paraprakSPAK ZGJAT ME TRE MUAJ HETIMET PËR BELINDA BALLUKUN
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT