Në mbledhjen e radhës, rektori I universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj ndau disa pika të rëndësishme mbi zhvillimet dhe bashkëpunimet e universitetit. Ai falënderoi për organizimin e Panairit të studimit “Ëork & Study”, duke theksuar rëndësinë e tij për orientimin e studentëve drejt tregut të punës. Gjithashtu bëri thirrje për studentët nga veriu që të bëhen pjesë e universitetit.
Rektori falenderoi Bashkinë për transformimin e sheshit para Rektoratit, duke theksuar rëndësinë e lirimit të hapësirave publike
Rektori Gjuraj bëri të ditur se të premten do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës.
Po ashtu, më datë 10 do të organizohet “Dita e Dyerve të Hapura”, një mundësi për studentët e ardhshëm për të njohur nga afër universitetin dhe programet që ofrohen.

Artikulli paraprak“ZGJIDHJE TURISTIKE DHE MJEDISORE PËR LIQENIN E SHKODRËS”
Artikulli tjetërTJETËR OPERACION NË MALIN E TOROVICËS