Rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.dr. Suzana Golemi priti në një atmosferë shumë miqësore Z. Fidel Ylli President i Komitetit Olimpik Shqiptar si dhe presidentin e Federatës së Shoqatave Sportive z. Besnik Veliu.

Z. Fidel Ylli në fjalën e tij, përshëndeti krijimin e shoqatës sportive të Universitetit të Shkodrës, një Universitet dhe qytet me tradita në fushën e sportit dhe u shpreh optimist që në sajë edhe të mbeshtetjes së qeverisë, Ministrisë dhe Federatës do të rigjallërohet jeta sportive jo vetem ajo studentore por në të gjithe qytetin.

Prof.dr. Suzana Golemi u shpreh e gatshme për bashkëpunim dhe tregoi për iniciativat e ndërmarra në kuadër të bashkëpunimit në drejtim të sportit me Universitetet e Turqisë, Bashkinë e Tiranës si dhe Bashkinë e Shkodrës.

Prania e z. Fidel Ylli si përfaqësues i Komitetit Olimpik dhe mbështetës i aktiviteteve të Federatës sporteve është një garanci e madhe e bashkëpunimit me feredata të tjera, shoqata sportive Univesitare ndërkombëtare si dhe Universitete Europiane në drejtim të forcimit të kapaciteteve të shoqatave sportive dhe aktiviteteve të cilat ato mund te realizojnë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË NJË BANESË, 3 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHKODËR, PRAKTIKE LIGJORE PER STUDENTET