
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit përfshire dhe qytetin. Energjia u ndërpre në oren 23:00 të mbrëmjes të së enjtes dhe sipas njoftimit të OSHEE ishte parashikuar të rikthehej në oren 5:00 të mëngjesit, por vonesat në ndërrimin e transformatoreve në nënstacion vonuan rikthimin e energjisë përtej parashikimeve. Kjo situatë solli vështiresi për mijera abonent familjar dhe biznese, e për rrjedhoje në disa zona dhe mungesë të ujit të pijshem.
Rikthimi i energjisë elektrike u bë i mundur pas rreth 12 oresh, duke rikthyer në këtë mënyre normalitetin në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë. Ndërkohë për këtë situate pati një reagim në rrjetin social facebook edhe nga Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj, e cila e konsideroi mungesen e energjisë për orë të tëra si një rast të papreçedent dhe një tallje me qytetaret.
“Situatë e pa precedent me ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë Lezhën e cila që nga mbrëmja e shkuar është e zhytur në errësirë. Çdo justifikim nga OSHEE dhe institucion përgjegjës është alogjik pasi nuk mund të veprohet në këtë mënyrë. Kjo është nëpërkëmbje dhe tallje me qytetarët të cilët kanë fëmijë apo të sëmurë në shtëpi. I bëj thirrje ministres Balluku që mburret me uljen e çmimit të energjisë me 1 lekë të dërgojë grupe pune për normalizimin e situatës. Krahas familjeve lezhjane, institucione të rëndësisë së veçantë dhe sipërmarrje të biznesit po paguajnë kosto të papërgjegjshmërisë së këtij pushteti që duhet shembur më 11 Maj” shkruan Gjekmarkaj.