
Mbrojtësi lezhjan Renato Malota duket se do t’i japë fund aventurës së tij me Vllazninë. Nga sa bëhet e ditur numri 13 të kuqebluve i kanë mbërritur disa oferta dhe ai po i studion me kujdes ato.
Star Plus kontaktoi me të dhe ai u shpreh se nuk ka dëshirë që për momentin të prononcohet rreth ofertave që i kanë mbërritur.
Ndërkohë i pyetur rreth vazhdimsis së tij tek skuadra e Vllaznisë ku kontrata e tij ka përfunduar por që si një nga pikat e saj përmban edhe të drejtën e rinovimit Malota u shpreh se nuk dëshiron më që të jetë pjesë e ekipit kuqeblu.
Sa i përket ekipeve se ku do të mund të shkojë mbrojtësi lezhjan ofertat që po e ngacmojnë më shumë janë ato nga Kosova dhe Maqedonia. Nuk saktësohen emrat e ekipeve që duan të marrin shërbimet e tij megjithatë ky është realiteti.
Vllaznia në këtë mënyrë duhet të fillojë të mendojë për të strukturuar ekipin pa emrat “big” që u bënë pjesë e saj në muajin janar si Sukaj, Berisha, Malota e Mersini e që në fakt nuk arritën ndihmonin të qëndronte në Kategorinë Superiore e ku duket se tashmë ikja e këtyre lojtarëve sa vjen e bëhet më e madhe në numër.


