“Ta tham n’Shkodër” mirëpriti këtë herë trajneren Irena Topalli ndërsa në fokus ishte tema e motivimit. Mentorja Topalli vlerësoi rëndësinë e ushqyerjes së motivimit tek të rinjtë, pasi në këtë formë ata bëhen shembulli më i mirë i vetes.

Përfaqësuesja e qendrës rinore “Atelie” Anuncia Camaj vlerëson pjesëmarrjen e të rinjve ndërsa flet edhe për rëndësinë e bashkëpunimit për organizimin e aktiviteteve të tilla.

Organizimi i aktivitetit “Ta tham n’Shkodër” tashmë është bërë një traditë, duke sjellë vazhdimisht mentorë të ndryshëm që u flasin të rinjve për tema dhe fenomene që kanë ndikim tek ata.

Artikulli paraprakBERISHA MERR ME VETE BUFIN NË KONFERENCË SHTYPI, I PËRGJIGJET RAMËS: SIMBOL I MENÇURISË DHE DITURISË!
Artikulli tjetërTRASHËGIMIA KULTURORE TEK TË RINJTË